Pastrimi kanaleve të dyta dhe të treta në të gjitha njësitë administrative mbetet në fokusin e Bashkisë Shkodër.


Prej disa muajsh po punohet për pastrimin e tyre, duke i ardhur kështu në ndihmë të gjithë fermerëve të këtyre zonave.

Gjithashtu, Bashkia Shkoder po bashkëpunon me Drejtorinë e Bordit të Kullimit në Lezhë dhe Ministrinë e Bujqësisë për pastrimin e kanaleve të para.


Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore në stinën e reshjeve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës.

Ndërhyrje të tilla po kryhen në disa zona të Njësive Administrative të Bashkisë Shkodër si kërkesa të domosdoshme në shërbim të komunitetit.