Jo vetëm në hyrje të qytetit, ku fluksi i automjeteve vijon prej disa kohësh të jetë tepër i lartë, duke krijuar edhe radhë të gjata automjetesh, edhe në rrugët kryesore të Shkodrës vërehet që trafiku është rënduar gjatë kësaj periudhe.


Ardhja e emigrantëve për të kaluar pushimet, por edhe i turistëve ka shtuar lëvizjet e automjeteve në qytet.

Një ndër problemet kryesore sa i takon kaosit të krijuar në qarkullim janë parkimet dyshe, të cilat vështirësojnë qarkullimin e lirë të automjeteve.


Për të shmangur trafikun e krijuar gjatë këtij muaji, Bashkia Shkodër, përmes një njoftimi, i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin edhe rrugët në unazën e qytetit dhe segmentin e by- passit, për të lehtësuar trafikun në qendër të qytetit.