Na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e Superiores Shqiptare, ku Vllaznia do të ndeshet me skuadrën kryeqytetase të Partizanit.
Pas dy ditëve pushim Vllanzia ka nisur dje përgaditjet anti Partiazani.
Në kampin kuqeblu, gjatë këtyre ditëve, ka pasur afrime ku me shkodranët është bashkuar senegalezi Matar Dieye, i cili luan në rolin e sulmuesit.
Krahas lajmit të mirë për përforcime, trajnerin Brdariç e shqetësojnë disa mungesa në prag të sfidës të së hënes, duke nisur nga reparti i mbrojtjes deri tek ai i sulmit.
Bëhet fjalë për Bajramin dhe Jagon e prapavijës, për të vijuar me mesfushorin Amir Kahrimanoviç, si dhe sulmuesin Ildi Gruda. Gjithsesi, falë punës intensive që po bën stafi mjekësor, deri ditën e ndeshjes me Partizanin, infermieria kuqeblu pritet të ketë ndonjë lehtësim, të paktën sa i takon Kahrimanoviç, shkalla e dëmtimit e të cilit konsiderohet disi më e lehtë.
Tekniku Brdariç ka në dispozicion edhe plot pesë seanca stërvitore për të përgatitur skuadrën për sfidën e javës së parë të Superiores, e cila sipas kalendarit të FSHF-së, do të luhet mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.