Plazhi i Velipojës është një perlë e natyrës në detin adriatik. Prej vitesh vijon që të mbetet një prej plazheve më të mira në vend kjo për shumë arsye. Pavarësisht se ka resurse të jashtëzakonshme, prej vitesh Velipoja nuk ka patur zhvillimin e duhur sa i përket infrastrukturës duke patur disa mangësi.
Megjithatë kjo pritet që të marrë fund dhe shumë shpejt infrastruktura do të njohë përmirësime të ndjeshme të cilat do t’i japin një hov edhe shumë më të madh Velipojës e cila ka vijën bregdetare më të gjatë në vend dhe po ashtu hapësira të bollshme që mund të shfrytëzohen për turizëm.
Ndërkohë ashtu si infrastruktura, në Velipojë prej afro 15 vitesh mungojnë lejet e ndërtimit për investime të ndryshme, gjë e cila edhe kjo ka patur ndikimin e vet. Tashmë sipas burimeve për Star Plus është hapur drita jeshile për dhënien e lejeve të ndërtimit për resorted he objekte të tjera të cilat do t’i japin një zhvillim shumë më të madh këtij plazhi duke e kthyer kështu në një prej zonave turistike më të rëndësishme në Shqipëri.
Dhënia e lejeve të ndërtimit që priten të jepen për investime bashkëkohore me projekte me supervizor dhe arkitekt të huaj për resorte dhe objekte të tjera do të bëjnë që Velipoja të kthehet në një qendër shumë më të madhe për zhvillimin e turizmit.
Ky plazh njihet për pastërtinë e ujit të detit, ajrit si dhe mjedisit përreth duke i ofruar pushuesve një zonë turistike tejet të favorshme. Po ashtu Velipoja ka qetësinë e duhur por edhe çmime tejet konkurese duke e kthyer në preferencën kryesore të vizitorëve të huaj por edhe pushuesve vendas. Duke shtuar këtu edhe projektet zhvillimore nga investimet me resorte do ta kthejnë këtë plazh në një zonë turistike tejet të këndshme që i bashkangjiten edhe bukuritë natyrore duke e bërë Velipojën unike dhe vendpushimin e duhur për ata që duan të shijojnë plotësisht diellin dhe detin. /star plus tv/