Me vendim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit u përjashtuan 4 efektivë police në Pukë. Në mesin e tyre është edhe ish-shefi i komisariatit në Pukë, Fiqiri Dani.


Masë ndëshkimore ndaj shefit të stacionit policor në Fushë Arrës, B.I., oficerit në Fushë-Arrëz K.Th. dhe inspektorit N.M.


Vendimi për përjashtim ka ardhur pas hetimit që ka zbuluar mos përmbushje dhe dështim të përmbushjes së detyrave në luftën kundër kanabis sativa.