Blloku i pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër po transformohet tërësisht.


Krahas restaurimit të fasadave po punohet edhe instalimi i tubacioneve nëntokësore, gjithashtu edhe për rikonstrusionin e sheshit.

Ndërkohë, pak ditë më parë ka nisur edhe tek një tjetër pallat në këtë zonë.

Banorët janë shprehur të kënaqur me këtë investim, i cili është i pari pas 30 vitesh.


Investimi që bëhet me fondet e Bashkisë Shkodër kap vlerën e 70 milionë lekëve të reja me TVSH, ndërkohë që ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e plotë të sheshit, rrjetin e ujërave të bardha dhe të zeza, fasadat e pallateve, ndriçimin dhe kënde lojërash për fëmijë.