Rritja e numrit të turistëve ka nxitur po ashtu edhe interesin e sipërmarrjeve vendase për të investuar në struktura hoteliere e argëtimi.
Të shumta janë edhe sipërmarrjet familjare të cilat investojnë për ndërtimin e agroturizmeve dhe bujtinave, apo strukturave mikpritëse.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shembullin e një investimi familjar në Barbullush të Shkodrës, i cili është shndërruar në një oaz turistik.
“Vizioni, kurajoja dhe puna e palodhur e një familjeje shkodrane, kanë krijuar në Barbullush të Shkodrës, në një zonë ku shumëkush do thoshte ikim se nuk kemi ç’bëjmë këtu, një oaz turistik që gëlon nga vizitorët shqiptarë e turistët e huaj”, u shpreh Rama.
Turistë të shumtë vendas dhe të huaj zgjedhin Shkodrën për të shijuar jo vetëm plazhet e Velipojës dhe sitet kulturore, por edhe ushqimin fantastik dhe natyrën e pashoqe.