Erison Gjeka, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i vuri tritolin lokalit të marrë me qira nga Andis Danaj në 30 korrik në fshatin Rrjoll në Velipojë.


Policia thotë se 28-vjeçari ka vepruar në bashkëpunim ne një tjetër. Siç duket nga kamerat e sigurisë, i riu i veshur me të zeza dhe më kapuç tenton të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por më pas e hedh në taracë.


‘Nga hetimet dyshohet se Erison Gjeka, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të Andis Danajt, duke shkaktuar dëme materiale.’- njofton policia.

28-vjeçari i arrestuar, me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.