Prej thuajse 2 muajsh urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër po përballet me fluks të shtuar, i cili i tejkalon 200 vizita në 24 orë .
Krahas virozave stinore dhe rritjes së rasteve, për shkak të aksidenteve, vera ka sjellë numër të lartë edhe me covid 19, kjo edhe si shkak i ardhjes së emigrantëve dhe turistëve të huaj.
Bluzat e bardha apelojnë kryesisht për të vegjlit dhe të moshuarit që të bëjnë kujdes në temperaturat e larta, duke evituar daljet, si dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje