VËMENDJE!

Ju sugjerojmë të përdorni unazat lindore dhe perëndimore të qytetit si dhe Bypassin që janë më të lira dhe ndihmojnë qarkullimin e rënduar! Në oraret e pikut sugjerojmë përdorimin e rrugës nga varrezat e dëshmorëve/Kuç/Gur i Zi/Mjedë për hyrje/dalje alternative në qytetin e Shkodrës.
Të nderuar banorë të Shkodrës,
Që prej nisjes së muajit gusht, qyteti i Shkodrës në qendër dhe në hyrjen e daljen në jug të tij, për shkak të fluksit turistik, po përballet me një rritje të qarkullimit të automjeteve, që për rrjedhojë ka krijuar trafik në disa prej akseve kryesore.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që gjatë këtyre ditëve me fluks të lartë të lëvizjeve të përdorin për lëvizjet me makinë personale edhe rrugët alternative.
Faleminderit!