Parkimet e automjeteve në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” janë kthyer prej kohësh në një problem shqetësues për banorët, të cilët shprehen mjaft të indinjuar për situatën që krijohet çdo ditë.


Parkimi i automjeteve nga ana e personave që nuk jetojnë në këtë zonë, jo radhë është bërë shkak konfliktesh, ndërkohë që ka dhe banorë që bllokojnë vendparkimet me zinxhirë.

Banorët shprehen se, ndonëse rruga është me një kalim , përsëri automjetet lëvizin në të dy krahët , duke u bërë shkak për bllokimin e rrugës , aq sa , jo vetëm mjetet , por as këmbësorët nuk kanë ku kalojnë.


Problemi i krijuar nga parkimet e automjeteve në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” u ngrit pak ditë më parë në Këshillin Bashkiak edhe nga këshilltarja socialiste , Blendiana Osja , e cila kërkoi nga drejtuesit e policisë bashkiake që të merreshin masat e duhura për normalizimin e situatës.