Malësia e Madhe mirëpriti “Logun e Bjeshkëve” duke përzgjedhur edhe këtë vit “Miss Bjeshkën”. Në një aktivitet me muzikë e vallet tradicionale të zones, banorë por edhe emigrant të ardhur për pushime u bënë bashkë ashtu si çdo vit në “Logun e Bjeshkëve”.
“Miss Bjeshka 2024” u zgjodh Liljana Lashaj, ndërsa Mary Camaj u zgjodh “Mis Xhubleta 2024”.
Për kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, është një ditë e vecantë që mbart në vetvete vlerat dhe traditat
“Logu i Bjeshkëve” nuk është vetëm një spektakël bukurie mes maleve por përcjell edhe vlerat e xhubletës mijëvjeçare, këngëve e valleve tradicionale në amfiteatrin natyror të Predelecit.