Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra është dëmtuar fizikisht, pasi është hedhur për tu larë në lumin Bunë mesditën e sotme, ku ishte së bashku me familjen.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, dhe 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.
Burime për gazetaren e Report Tv Xhoana Çollakun, nga QSUT, bëjnë me dije se mjeku fatmirësisht nuk është në gjendje të rëndë dhe ka dalë nga operacioni.
Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.
52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje!’- njoftoi policia.
Prof.Dr.Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.