Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. Mësohet se Erion Berisha 32 vjeç dhe Petrit Neziri 24 vjeç qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët dhe më pas u larguan me makinë.
Për pasojë është sekuestruar pistoleta, si dhe u bë e mundur arrestimi në flagrancë i dy autorëve. Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike.”
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.