10 gusht 2024, ora 19:53. Kjo është koha fikse që do hyjë në historinë e sportit shqiptar, pasi rusi i natyralizuar si kuqezi, mundësi Chermen Valiev ia ka dalë t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori.
25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël. Paçka se vetëm të bronztën, Valiev ka fituar atë që për dekada të tëra nuk kanë bërë shumë sportistë kuqezinj.
Tanimë vendi ynë e ka një medalje Olimpike, gjë që ndodhi pas pjesëmarrjes së dhjetë në Lojërat Olimpike.