Për 40 vite do të jepte gjithçka në skenën e teatrit “Migjeni”, ndërsa nga ky i fundit do të merrte duartrokitjet e një publiku të tërë sa herë do të ishte përballë tij.


Enver Hyseni ishte aktori i dhjetëra roleve të karakterit, kryesisht atyre pozitivë dhe do të spikaste shpejt për cilësitë e tij të veçanta aktoreske.


“Dome” e thërrisnin miqtë e kolegët e aktorit shkodran, të ndarë nga jeta në tetorin e vitit 2022, sipas monodramës së regjisorit Stefan Çapaliku. Arkivisti dhe aktori i teatrit “Migjeni”, Astrit Fani e ruan me fanatizëm valixhen me mbishkrimin “Dome” dhe domen e donin të gjithë…

Veç roleve në teatër, Enver Hyseni do të aktivizohej po ashtu edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 si dhe pas ndryshimit të sistemit.