Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Operacioni vjen pasi Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka lëshuar mbi 25 urdhër arreste për veprën penale “Krimi i Organizuar”.
Ndërkohë raportohet se Policia e Shtetit ka nisur me ekzekutimin e urdhërarresteve të lëshuara. Gjithashtu raportohet se operacioni është ndërmarrë në lidhje me zbërthimin e aplikacionit Sky ECC. Pritet reagimi zyrtar i SPAK për informacione më të sakta.