Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se pas më shumë se 4 ditë betejë me flakët, vatra në Shëngjin është shuar.
Mbrojtja Civili thotë në një reagim në rrjetet sociale se është bërë një luftë e vërtetë dhe se në operacion janë angazhuar mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore.
Gjithashtu bëhet me dije se për këtë rast ka patur angazhim dhe koordinim me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane.
Njoftimi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile:
Shuhet zjarri në Shëngjin
Prej më shumë se katër ditësh, nën koordinimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, është bërë një luftë e vërtetë dhe e pandërprerë me një nga fenomenet natyrore më të vështira, siç është zjarri masiv në pyje dhe kullota, në kodrat e qytetit të Shëngjinit, bashkia Lezhë.
Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore.
Angazhim dhe koordinim me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane. Vlerësim, mirënjohje dhe falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi!