Po organizohet në Presidencë ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Pasi u nderua Himni Kombëtar, në kuadër të protokollit tre ministrat e rinj u betuan duke vënë dorën mbi Kushtetutë.
Kujtojmë se propozimi për emrat e rinj u bë nga kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste.
Ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Kuvendit u votuan dje mes kaosit në Kuvend. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e djeshme nisi me tensione, pasi deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pikat e diskutimit.