Plazhi i Shëngjinit është prekur nga zjarret masive që shkrumbuan pyjet një ditë më parë.


Tashmë ajo që ka mbetur pas është vetëm heshtja, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme.

Pas situatës së rrezikshme ditën e djeshme, pushuesit janë larguar nga resortet ku ishin akomoduar.

Në një nga resortet është djegur “beach-bar” dhe shezlongët kanë pësuar dëme.


Gjatë ditës së sotme është vënë nën kontroll situata e zjarreve në disa zona.

Zjarrfikësit po vazhdojnë ende punën për shuarjen e flakëve, por deri më tani është e qetë.