Prej ditës së parë të marrjes së mandatit, në fokus të punës tonë dhe cdo vendimarrje kanë qënë qytetarët dhe mbrojtja e interesit publik.
Sjellja e sotme në këshillin bashkiak e këshilltarëve të opozitës, mbetet tërësisht e papranueshme dhe një braktisje e qytetarëve që i kanë votëbesuar. Të mos votosh një projektvendim që lidhet drejtëpërdrejtë me familjet që banesat e tyre janë dëmtuar nga zjarri, mbetet absurde dhe aspak logjike. Dëmet që kanë pësuar këto familje janë të medha dhe asesi nuk mundet një çeshtje e tillë të trajtohet politikisht, apo të përdoret forca e kartonit për të rrëzuar mbështetjen që ligji parashikon për të tilla raste. Si forcë politike do të jemi përherë në mbrojtje të qytetarëve tanë dhe të mos bëhemi pengesë për nisma apo vendime që shkojnë në favorin e tyre, prandaj edhe kolegët e opozitës i ftoj të reflektojnë dhe të mos e kthejnë sjelljen e sotme në një precedent!