U emërua në dhjetor 2023, largohet drejtoresha e SASPAC, Jona Suli, hapet gara për zëvendësuesin.


Ky post më parë është mbajtur nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili aktualisht ndodhet në paraburgim pasi po hetohet për abuzim me fondet e këtij institucioni

Sot Kryeministria ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.


Në aplikim u bëhet thirrje kandidatëve të dorëzojnë aplikimet deri më 7 gusht.
Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (në vijim, Agjencia) organizohet në nivel qendror dhe është në varësi të Kryeministrit.
Agjencia ka si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet e projektet zhvillimore, monitorimin e zbatimit të Stategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022-2030, ofrimin e mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale, me qëllim harmonizimin e tyre me SKZHIE-në, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, koordinimin e procesit të administrimit të projekteve me interes kombëtar, ofrimin e mbështetjes për institucionet e administratës shtetërore për rritjen e kapaciteteve në fushën programeve dhe të projekteve zhvillimore.
⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në shkenca sociale, inxhinierike, juridike, ekonomike;
ç) Të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet;
Të dallohet për aftësi profesionale dhe cilësi të larta etiko-morale;
dh) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre
penale;
Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar, sipas legjislacionit në fuqi.
⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:
a) Kërkesë për aplikim;
b) Jetëshkrim (curriculum vitae) i kandidatit (secila faqe, e firmosur);
c) Kopje e diplomës së arsimit të lartë;
ç) Kopje e librezës së punës ose dokument i ngjashëm ose vetëdeklarim, për të vërtetuar përvojën e punës;
d) Vërtetim ose vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore ose që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
dh) Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
e) Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
ë) Çdo dokument tjetër shtesë, që provon përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, sipas përcaktimit të pikës 2, të kreut III, të vendimit nr.642, datë 29.10.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!
Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 7 gusht 2024.