Në këto momente të vështira si pasojë e zjarreve që po shkrumbojnë Shëngjinin por edhe zona të tjera në veri të Shqipërisë, mendimet e mia janë për zjarrfikësit kurajoz e të nënpaguar, si dhe anëtarët e forcave të armatosura të cilët bashkë me qytetarë civil, nuk po kursehen duke luftuar me flakët e egra.
Ndërsa shtetit hajdut i bëj thirrje të marrë masat urgjentisht për ti mbështetur me të gjitha format në mënyrë që të shpëtohen jetët e tyre, të qytetarëve si dhe pronat e rrezikuara.