I vendosën tritol për herë të dytë, flet pronari i biznesit në Velipojë: Investova mundin si emigrant, s’kam konflikte
Andis Daja, pronari i lokalit në Velipojë ku pati një shpërthim me tritol rreth orës 03:45, ka folur për mediat.
I rekomanduar edhe për fëmijë
Produkt i ri! Tetra Pak.
Ad by Mediadesk.al
35-vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe se pas disa vitesh emigrant në Gjermani, vendosi të bëjë një investim. Ai i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen pasi është hera e dytë që i vendoset tritol.
“Mbrëmë nga ora 3:00 e natës më ka marrë vëllai në telefon. Është hera e dytë që ndodh. Ka ardhur nga mbrapa dhe ka hedhur lëndë shpërthyese, për fat të mirë vëllai ka qëlluar pak metra më tutje dhe nuk ka pasur dëme fizike.
Unë jam emigrant në Gjermani që 10 vite. E pash të arsyeshme të bëja një investim në vendin tim, dhe shikoje çfarë ndodh. Të vijnë të sulmojnë pa i pasur kujt borxh, as asgjë, nuk e di, shumë i zhgënjyer. Shpresoj që policia të merret seriozisht se është hera e dytë, të gjenden autorët sa më shpejt”, u shpreh ai.