krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka bërë një deklaratë të fortë se dikush i ka thënë që të heshte sepse Rama të vret.


Ish-zëvendëskryeministri, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij

Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit.

Peka: Dmth nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.


Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai … Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor… ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë ai tjetri, 3 ajo tjetra. Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator.