Këshilli i Qarkut Shkodër ka organizuar ceremoninë për nderimin pas vdekjes të një prej personaliteteve të botës islame, shkodranit Nasirudin Al-Albani.


Gjatë kësaj ceremonie, ku ishin të pranishëm familjarët , si dhe një prej nismëtarëve të këtij vlerësimi, deputeti Agron Çela , kreu i Këshillit të Qarkut, Edmond Ndou, u ndal tek vlerat që përfaqëson ky personalitet, jo vetëm për myslimanët, por për mbarë shqiptarët.Nasirudin Al-Albani u bë një pasaportë për Shqipërinë, pasi emri i dijetarit të shquar pati jehonë botërore.Nderimi i dijetarit të hadithit, është një vlerësim që Shkodra i bën birit të saj, i cili kudo ka mbartur me krenari emrin shqiptar dhe prejardhjen e tij, u shprehen klerikët e pranishëm në ceremoni.Shejh Albani mori këtë emër , pasi nuk donte të humbiste identitetin e tij.


Në vitin 1999 iu dha çmimi “Mbreti Fejsal”, për hulumtime shkencore dhe shërbim të shkencave të hadithi, çmim ky që i jepet njerëzve të përzgjedhur që i kanë shërbyer fesë dhe shkencave të saj.