Dy makina janë djegur ndërsa 4 minuta më pas një sasi lënde shpërthyese është hedhur pranë derës së një banese. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lagje të ndryshme në qytetin e Shkodrës.


Makinat “Benz” dhe “BMË” që ishin në pronësi të Erdi Krajës janë djegur rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Ndërsa është hedhur një sasi e vogël plasëse pranë banesës sëe shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohë po punohet për të zbuluar autorët e ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.Ndërkohë për hedhjen e lëndës eksplozive në banesë policia dyshon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale por me një skemë për të përfituar azil jashtë Shqipërisë.


Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.