Të hënën, më 29 korrik, parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00.


Mësohet se në këtë seancë do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.

Në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën. Lëvizjet prekën edhe Qeverinë, ku më e bujshme është ajo e Taulant Ballës që nga ministër i Brendshëm spostohet si ministër Shteti për Parlamentin. Tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.