Të nderuar bashkëqytetarë,
Krimi dhe Rilindja janë binom i pandarë në Shkodër.
Në Shkodrën e artit e të kulturës dominon pasiguria për jetën e njeriut!
Forca e krimit sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Sot Shkodra u zgjua me shpërthime lendësh plasëse dhe djegie makinash. Skandaloze sesi një qytet me një histori të lavdishme sic është Shkodra, të degradojë përgjatë 10 viteve në çerdhe krimi.
Si ka mundësi që është kaq e veshtirë të zbulohen ngjarjet kriminale, në një kohë që autorët i di i gjithë qyteti?!
Çdo shkodran ndihet i pasigurt nga pesha dhe përkrahja ekonomike që Edi Rama i ka dhënë bandave dhe individëve me të shkuar kriminale. Ata sot xhirojnë financat e qytetit, kanë pushtet në çdo institucion duke vendosur pjesën me të madhe të drejtorëve, si dhe percaktuan kush do ishte Kryetari i Bashkisë Shkodër.
Me ardhjen e Benet Becit, tashmë kanë të gjithë institucionin e Bashkisë Shkoder në shërbim, me tendera, me punesime dhe me shkarkime nga detyra.
Edi Rama duhet të largohet si përgjegjës kryesor për fuqizimin e krimit dhe mungesën e sigurisë.
Për fat të mirë, shkodranët e kanë të qartë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund te rivendosë rendin dhe sigurinë, duke i zhveshur kriminelët nga pushteti politik.
#llogaridheniaeshteafer