Në Shkodër sundon krimi, ky është mesazhi i ngjarjeve kriminale të ditës së sotme ku u dogjën 2 makina dhe u sulmua me eksploziv një banesë!
Mos gaboni të mendoni ndryshe askush. Ç’ka lindi mbi krim dhe është një me krimin, gjeneron veç krim.
Djegja e dy automjeteve dhe shpërthimi në një banesë mëngjesin e sotëm janë normalitet për krimin dhe për kryeministrin i cili e konsideron luftë për të “ngrënë kokat e tyre”, por kurrë nuk mund të kthehen në normalitet për një qytet të civilizuar si Shkodra.
Shtet e krim janë një dhe mbështetësit më të fuqishëm të njëri-tjetrit, ndaj pa kthyer shtetin në duart dhe në shërbim të qytetarëve nuk do ketë paqe e as qetësi, as në Shkodër dhe askund në Shqipëri.