Forcat zjarrfikëse të Shkodrës kanë tashmë edhe një mjet të ri të tipit Mercedes Benz falë dhurimit të bërë nga shoqata “Vuur&Vlam Albania”.
Dua të falënderoj nga zemra edhe në emrin tuaj përfaqësuesin e kësaj shoqate, qytetarin model belg e dhëndër shkodran ????, z. Jens Vande Walle, i cili brenda një viti e gjysmë ka sjellë dy mjete zjarrfikëse për shërbimin zjarrfikës në bashkinë tonë.
Shumë faleminderit dhe bashkëqytetarit tonë, z. Edison Suma, që ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me këtë shoqatë, me përkrahjen dhe mbështetjen e drejtuesit të zjarrfikësve, z.!Agim Ponari, dhe sigurisht të Bashkia Shkodër e timen personalisht.