Një operacion në Vaun e Dejës ka zbuluar një parcelë të kultivuar me kanabis në mes të një zone të pyllëzuar.


Kontrollet për këtë operacion janë zhvilluar nga ajri me helikopter, ndërsa në këtë video që sjell Shqiptarja.com dallohet edhe momenti i ndërhyrjes me helikopter.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administrative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 8602 bimë kanabis.


Aktualisht asnjë person nuk është vënë në pranga për kanabisin e kultivuar.