Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me videon e publikuar më herët ku një dasmor shihej teksa qëllonte me armë zjarri në ajër. Polician bën me dije se pas publikut të videos në rrjetet sociale, efektivët kanë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin me iniciale O.N banues në Kamëz.


Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që shfaqet në video, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë sportive, e cila është dërguar për ekzaminim, në Institutin e Policisë Shkencore.


Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, ku shfaqet një shtetas që qëllon në ajër, me një armë, ju informojmë se: Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin që shfaqet në video. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. N., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që shfaqet në video, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë sportive, e cila është dërguar për ekzaminim, në Institutin e Policisë Shkencore. Materialet i kaluan Prokurorisë.