Rreth 120 km kanale janë në funksion për vaditjen e tokave. Kjo bëhet e ditur nga zv/ kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Elvis Preçi, i cili thotë se puna për çeljen e tyre ka nisur prej muajsh.


Sfidë për specialistët e kullimit dhe vaditjes në këtë bashki mbetet mbajtja hapur e këtyre kanaleve, pasi në shumë raste ato mbushen me mbetje.


Pjesa më e madhe e popullsisë në Vaun e Dejës merret me bujqësi dhe blegtori, gjë e cila rrit nevojën e këtyre fermerëve për vaditje të tokave.