Rrjeti vaditës në territorin e Bashkisë Shkodër është në efiçensë të plotë. Sipas përgjegjësit të Sistemit të Ujitjes dhe Kullimit në Bashkinë Shkodër, Muhamet Muça, puna vijon për përmirësimin e sistemit.


Muça apelon drejt fermerëve dhe qytetarëve që të mos hedhin mbetje në afërsi të kanaleve.

Bashkia Shkodër ka një sipërfaqe prej 150 km rrjet vaditës, ndërkohë që zona me shtrirjen më të madhe, përveç Postribës dhe Rrethinave, është edhe zona e Nënshkodrës, e cila njihet për prodhimet bujqësore.