Bashkia Shkodër po kryen ndërhyrjen përfundimtare me qëllim që javën e ardhshme Shkodrës t’i shtohet një tjetër segment i rëndësishëm i pajisur me semaforë.


Puna është përqendruar në detajet e fundit teknike me qëllim që, nga e hëna, sheshi i Parrucës të jetë i pajisur me semaforë.


Ky është sheshi i dytë që pajiset me semaforë në qytetin e Shkodrës. Disa muaj më parë u vendosën semaforët pranë sheshit “Nënë Tereza”, në zonën e Piacës, ndërkohë që edhe sheshi i Parrucës është konsideruar si një nga zonat që e ka të domosdoshme vendosjen e semaforëve me qëllim disiplinimin e trafikut dhe lëvizjes së qytetarëve.