Mbeturina të ndryshme që hidhen në shinat e trenit, poshtë urës së Stom Golemit, po kthehen një një shqetësim të madh për të gjithë. Këto mbetje janë përhapur gjithande,j ku persona të papërgjegjshëm i hedhin në këtë zonë.
Të hedhura ashtu në tokë, askujt tashmë nuk i bën përshtypje, sepse kjo panoramë është e trashëguar prej vitesh. Përveçse krijojnë një imazh negativ, këto mbetje rrezikojnë të kthehen në burim sëmundjesh, kur jemi në stinën e verës dhe në pikun e të nxehtit. Kanë qënë jo të pakta rastet ku këtyre mbeturinave u është vendosur flaka, si e vetmja mënyrë për t’i asgjësuar. Ndaj, është shumë e domosdoshme që pushteti vendor të marrë masa parandaluese përpara se situata të marrë përmasa më të mëdha.