Pata kënaqësinë që sot në Shkodër të mirëpres miqtë e afërt nga Ulqini me Kryetarin e Komunës Genc Nimanbegu dhe ekipin e tij, në një takim të përbashkët për të hedhur hapa konkret të bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Ulqinit.
Përveç pritjes zyrtare, ku Ulqini është si në shpi të vet në Shkodër, organizuam edhe takimin e parë të sekretariatit koordinues të bashkëpumimit mes dy njësive tona drejtuese Shkodrës dhe Ulqini.
– Ramë dakord të lobojmë në dy qeveritë tona, Shqipërisë dhe Malit të Zi në heqjen e pagesës së siguracionit 15 euro që shtetetasit shqiptar paguajnë në pikat e kalimit kufitar që lidh Shqipërinë me Malin e Zi
– Bashkëpunimin e ngushtë dhe të ndërsjelltë ekonomik mes Shkodrës dhe Ulqinit, me koordinimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të bizneseve
– Krijimin e mundesive reale për kthimin e Bunës të lundrueshme dhe shfrytëzimin e potencialeve dhe resurseve të Liqenit të Shkodrës si motorr ekonomik për dy vendet.
Bashkëpunimi në kulturë, arsim, projekte ndërkombëtare, shërbime të përbashkëta dhe përgjigjia ndaj emergjencave që nuk kanë munguar edhe më herët janë jo vetëm ide por punë të përbashkëta që së bashku me Kryetarin Genc Nimanbegu dhe stafet e Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqinit do t’i realizojmë në planet tona afatshkurtra dhe afatgjata.
Patëm kënaqësinë që këtë takim pune, ta përmbyllim në Muzeun Marubi, mes historisë dhe fotografive që nxjerrin në pah lidhjen e kahershme që Shkodra dhe Ulqini kanë në shekuj.