Decic lë gjurmë në Conference League. Skuadra shqiptare e Tuzit mundi 0-2 Dinamo Batumin në ndeshjen e parë të turit të dytë, në Adjarabet Arena (Batumi), në Gjeorgji.


Një fitore historike kjo, për kampionët e Malit të Zi. Më i miri i ndeshjes për Decic ishte Camaj, i cili realizoi dopietë, përkatësisht golat e tij erdhën në minutën e 62-të dhe 66-të.

Skuadra e Petkovic shkon kështu disi më e qetë në aktin e kthimit, që do mbahet javën tjetër. Skuadra e Decic synon kualifikimin, në fazën e grupeve.