Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish para kamerave me një takim të dytë. Mësohet se Ahmetaj do të realizojë intervistën e tij të dytë sërish me gazetarin Çim Peka ditën e hënë më 29 korrik.


Lajmin e bëri të ditur vetë gazetari me një postim në rrjetet sociale. Në të shfaqet Peka dhe Ahmetaj, me mbishkrimin: Premtimi i mbajtur, po vjen.


Në intervistën e tij të parë nga arratia rreth 5 muaj më parë, Ahmetaj hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë.