Teksa jemi në pikun e sezonit dhe numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje, menaxhimi i mbetjeve në Malësi të Madhe është vënë në fokusin e punës së bashkisë. Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Ndoc Prela.


Subjekteve me rrisk të lartë ndotjeje u është lënë porosi që të tregojnë kujdes më qëllim mos hedhjen e inerteve dhe kutive të kartonit brenda kazanëve të mbeturinave.


Që prej fillimit të qershorit, Bashkia e Malësisë së Madhe ka përqëndruar pjesën më të madhe të shërbimeve të saj në zonat turistike, me qëllim për të patur një sezon sa më të suksesshem, ku në fokus kryesor është rregulli dhe pastërtia.