Pasditen e se henes në Shkodër, qytetarët kanë protestuar para bashkisë, kundër ndërtimit të kullës “Rozafa e Re” pranë Hotel Rozafës.
“Kulla s’asht cool”, ishte slogani në protestën e mbajtur në qendër të qytetit ku u bashkuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e saj.
Qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt bashkisë Shkodër mes thirrjeve “Kulla s’asht cool” dhe pankartave me mesazhe të ndryshme në duar. Sipas tyre ky projekt prek qendrën historike të qytetit duke shkatërruar identitetin e tij.