Një pushues është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin. Gjithashtu trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet. Sakaq në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet janë për vdekje natyrale.