Alen Sherri drejt Serie A. Portieri i Egnatias mund të kalojë në radhët e Cagliarit, pasi klubi nga Sardegna ka shprehur gatishmërinë të paguajnë 500 mijë euro.


Ka qenë gazetari italian, Di Marzio që ka publikuar lajmin, duke treguar edhe detajet. Për 26-vjeçarin do të ishte një “trampolinë” e vërtetë, për karrierën e tij.


Sherri ka qenë një nga më të rëndësishmit te skuadra rrogozhinase, për arritjen e rezultateve të rëndësishme. “Gardiani” është gati për të provuar veten, në Serie A, në një kampionat shumë të fortë.

(J.S/BalkanWeb)