Prej pak ditësh ka përfunduar faza e parë e investimit për rikualifikimin e molos, ku është bërë e mundur ndërtimi molos ku do të ankorohen mjetet e vogla lundruese.


Gjithashtu është ndërhyrë edhe në sheshimin e zonës, ndersa pritet të nisë faza e dytë e projektit, e cila ka të bëjë me gjelbërimin dhe sistemimin sheshit përreth .

Pjesë e rikualifikimit të molos është edhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve.

Finanacues i ketij projekti eshte Qeveria Shqiptare, ndërsa do të zbatohet nga Fondi Shqiptare i Zhvillimit.

Ky investim që kap vlerën e rreth 1.2 milion eurove pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër .