Thirrje publike për qytetarët e Shkodrës, intelektualët dhe të gjithë ata që kanë për zemër mbrojtjen e interresit, historisë, trashëgimisë dhe identitetit të qytetit tonë.

Është koha që të ngrihemi kundër çdo tentative për të tjetërsuar identitetin dhe vlerat e Shkodrës.
Ky është vetëm fillimi i strategjisë që synon të zaptojë Shkodrën e ta përdorë si lavatriçen e parave të krimit e korrupsionit, qytetin i cili është kështjella e fundit që i ka mbetur larg oreksit pa kufi dhe imagjinatës shfrenuese të pushtetit.

Shkodra e Idromenos nuk mund të jetë kurrsesi qyteti i tekave e interesave okulte individuale të askujt, ndryshe brezat nuk do na e falin.

Një qytet 2400-vjeçar nuk mund të bie nën sundimin e një bande qeverisëse që ka marrë peng vendin.
Tjetërsimi i qytetit më të bukur duke përdhosur historinë, traditën, arkitekturën, kulturën dhe çdo gjë për çka njihet dhe vlerësohet botërisht, është i papranueshëm dhe duhet të përballet me reagimin e bashkëqytetarëve tanë që e duan dhe e kanë për zemër këtë qytet.

Shkodra ka nevojë për zërin, mbrojtjen dhe angazhimin e çdo intelektuali dhe çdo njeriu të ndershëm që e do Shkodrën jo me slogane, por me veprime, reagim qytetar dhe fakte.