Një 19-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me grushte me një 22-vjeçar.

Sipas informacioneve të rinjtë janë zënë për motive të dobëta .

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e 17 korikut në një vendparkim të automjeteve, në qendër të Velipojës.


riu i identifikuar si Klevis Serraj u kap nga uniformat teksa po nxirrte mjetin prerës (thikë) informoi sot policia.

Ndërkohë do procedohet gjendje të lirë 22-vjeçari me inicialet K. T.

Është sekuestruar mjeti prerës (thikë), në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.