Përgjatë këtij viti në Shkodër janë rreth 600 qytetarë që punojnë përmes booking apo airbnb, ku një pjesë e tyre kanë hapur hostele e të tjerë kanë kthyer banesat e tyre në njësi akomodimi. Sipas ekspertëve imobiliar, ky është shkaku kryesor i rritjes së çmimeve si për qiratë, po ashtu edhe për shit-blerjet.


Lohja thotë se në ketë boom turistik, i vetmi shqetësim janë qytetarët vendas që duan të marrin një banesë me qira, të cilët janë të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rritja.

Këtë vit në Shkodër ka patur një rritje me mbi 25% të njësive akomoduese që vijnë nga shtëpitë që lëshohen në Airbnb.