27 vjeçarja që tentoi të hidhej sot në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj, është në proces divorci me të shoqin.


Mësohet po ashtu se Policia është sinjalizuar nga familjarët e saj, të cilët thonë se e reja është në gjendje depresive.

Ngjarja e rëndë u parandalua rreth orës 14:15 me ndërhyrjen e efektivëve që po patrullonin në zonë. E reja tentoi të vetëvritej duke marrë me vete edhe 4 fëmijët të moshave 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

Tentativa e saj na sjell në mendje ngjarjen tragjike të 39 vjeçares Alma Arrazi e cila u vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, vetëm dy muaj më parë.

/tvklan.al