Videoja e pabesueshme bën një udhëtim brenda zemrave njerëzore duke e treguar organin me detaje më të mëdha se kurrë më parë.
Ekspertët në Britani dhe Francë përdorën një teknikë të re me rreze X për të kapur strukturën anatomike deri në 20 mikrometra – gjysma e gjerësisë së një floku të njeriut. Në zona të caktuara, imazhi është bërë në nivel qelizor – që do të thotë se tregohen qelizat individuale të organit. Klipi krahason dy zemra të plota nga donatorë të rritur të vdekur – një e shëndetshme dhe një e sëmurë. Imazhet janë arritur nga ekspertë të Kolegjit Universitar të Londrës dhe Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron në Grenoble, Francë.
Zemrat janë nga dy pacientë të vdekur, njëra ishte nga një dhurues mashkull i bardhë 63-vjeçar pa ndonjë problem të njohur me zemrën.
Ndërkohë, zemra e sëmurë ishte nga një dhuruese femër e bardhë 87-vjeçare me një histori të sëmundjes ishemike të zemrës, që është kur zemra dobësohet për shkak të marrjes së fluksit të zvogëluar të gjakut. Dhe ndërsa zemra e shëndetshme është një formë e përcaktuar qartë, zemra e dobët është më e rrumbullakët, me enë të tharë dhe fibra muskulore. Sëmundja ishemike e zemrës ishte përgjegjëse për 8.9 milionë ose 16 për qind të vdekjeve globalisht në vitin 2019, një shifër që ishte rritur me më shumë se dy milionë që nga viti 2001.
Gruaja kishte gjithashtu hipertension dhe fibrilacion atrial. Në ESRF në Francë, ekipi përdori një teknikë me rreze X të quajtur tomografi hierarkike me kontrast fazor për të imazhuar zemrat deri në një shkallë prej 20 mikrometrash.